Dëshiron të largohet nga Dortmundi me trofe

Robert Lewandowski beson se triumfi në DFB Pokal do të ishte një mbyllje perfekte e karrierës së tij në Borussia Dortmund. Përfaqësuesi polak do të largohet nga Signal Iduna Park, për t’iu bashkuar Bayern Munichut këtë verë, por mundësitë janë pakësuar për të, për t’u larguar nga klubi verdh e zi me trofe të fituar.…

Sport

14/04/2014 23:25

Robert Lewandowski beson se triumfi në DFB Pokal do të ishte një mbyllje perfekte e karrierës së tij në Borussia Dortmund.

Përfaqësuesi polak do të largohet nga Signal Iduna Park, për t’iu bashkuar Bayern Munichut këtë verë, por mundësitë janë pakësuar për të, për t’u larguar nga klubi verdh e zi me trofe të fituar.

Dortmundi u eliminua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nga Real Madridi, ndërsa mbeti shumë larg gjigantit bavarez në Bundesligë.

Në gjysmëfinale të Kupës, ekipi që drejtohet nga trajneri Jurgen Klopp do të përballet të martën mbrëma me Wolfsburgun, në kërkim të finales.

“Ndeshja e ardhshme është mjaft e rëndësishme. Në Kupë, ne mund të fitojmë sërish. Kemi ekip të mirë dhe kjo nuk duhet të harrohet”, deklaroi ‘Lewa’ për TZ.de.

“Por, ne do të përballemi ndaj një ekipi të mirë dhe duhet të performojmë shkëlqyeshëm nga minuta e parë deri në të fundit, si në ndeshjen që e bëmë në ligë”, vazhdoi 25 vjeçari.

Ai u la në bankinë në fitoren 3:0 të Dortmundit ndaj Bayernit, por Lewandowski insiston se ai ishte i qetë kur hyri në lojë.

“Me kohë, u futa në lojë dhe ishte gjithçka nën kontroll. Është mëkat që titulli tashmë ka shkuar, por ishte një fitore e rëndësishme, me pamje të vendit të dytë. Ishte avantazh që nuk luajta. Mund të jem 100% të martën mbrëma”, përfundoi Lewandowski.