Dëshiron të bëhet si Beyonce

Khloé Kardashian është një fanse e deklaruar e Beyoncé. Nuk po flasim vetëm për muzikën, por edhe për bukurinë dhe stilin e saj të jetës. Aq sa, në një intervistë për BBC Radio 1, 29 vjeçarja i ka thënë DJ Nick Grimshawt (udhëheqës i emisionit) se dëshiron të jetojë si diva e muzikës së paku…

ShowBiz

19/11/2013 12:00

Khloé Kardashian është një fanse e deklaruar e Beyoncé. Nuk po flasim vetëm për muzikën, por edhe për bukurinë dhe stilin e saj të jetës.

Aq sa, në një intervistë për BBC Radio 1, 29 vjeçarja i ka thënë DJ Nick Grimshawt (udhëheqës i emisionit) se dëshiron të jetojë si diva e muzikës së paku për 24 orë.

“Dua të jem Beyonce. Kush nuk do të donte të ishte Beyonce? I ka të gjitha: është seksi, vallëzon, këndon…”, ka thënë motra e Kim Kardashian.

“Është thjeshtë fenomenale. E kam takuar disa herë, është aq e ëmbël. Me të vërtetë, ajo është e ëmbël, e thjeshtë dhe e bukur. Vihesh në siklet kur takon njerëz të bukur dhe të mirë. Vërtetë është perfekte”, shtoi Khloe.