Dëshira që Ronaldo ka për Icardin

Luis Nazario de Lima Ronaldo, po qëndron në qytetin e Milanos.

Sport

08/03/2018 23:17

Ai ka qenë mysafir i skuadrës së Interit, pjesë e së cilës skuadër ka qenë për pesë vite.

Në këtë vizitë, Ronaldo ka folur shumë për Interin, përfshirë edhe sulmuesin kryesor të skuadrës, Mauro Icardi.

Ish sulmuesi i kombëtares së Brazilit, ka lavdëruar Icardin, duke thënë se më të drejtë shumë skuadra po interesohen për të, por shpreson të mbetet te Interi.

“Tregu nuk mund të parashikohet, por unë mund të them se Icardi ka bërë shumë mirë të Interi, dhe me të drejtë kërkohet nga shumë skuadra, por ai është i lumtur te Interi, e ka thënë që disa herë. Ne shpresojmë që ai do të mbetet”, ka deklaruar Ronaldo./Lajmi.net/