Dëshira e Kim për vitin 2014

Kim Kardashian i ka të qarta objektivat për vitin 2014. Krahas angazhimeve të zakonshme që do t’i ketë, ylli i televizionit e ka treguar edhe një dëshirë të veçantë që e ka për vitin që sapo kemi hyrë. 33 vjeçarja shpreson që t’i funksionojë dieta dhe ushtrimet rutinore, për ta kthyer atë në formën më…

ShowBiz

06/01/2014 19:00

Kim Kardashian i ka të qarta objektivat për vitin 2014. Krahas angazhimeve të zakonshme që do t’i ketë, ylli i televizionit e ka treguar edhe një dëshirë të veçantë që e ka për vitin që sapo kemi hyrë.

33 vjeçarja shpreson që t’i funksionojë dieta dhe ushtrimet rutinore, për ta kthyer atë në formën më të mirë fizike. “Unë dëshiroj të jem mirë me shëndet dhe të jem në formë më të mirë në vitin 2014”, u ka thënë Kim fansave në faqen Mobio INsider.

Ajo kishte shtuar peshë jashtëzakonisht shumë, gjatë shtatzënisë, para se ta lindte vajzën North West, ndërsa kohëve të fundit po mundohet ta kthejë formën ideale të trupit, me të cilën edhe u bë e famshme, falë të pasmeve mjaft tërheqëse.