Dëshira e Gattusos për ditëlindjen e tij në Milan

Gennaro Gattuso ka bërë të ditur dëshirën e tij për ditëlindjën që e gjen në drejtim të ekipit ku zhvilloi karrierë të suksesshme edhe si futbollist.

Sport

09/01/2018 10:17

Gennaro Gattuso feston sot ditëlindjen e 40-të.

Trajneri i Milanit ka bërë të ditur dëshirën e tij për ditëlindjën që e gjen në drejtim të ekipit ku zhvilloi karrierë të suksesshme edhe si futbollist.

“Dua të mbetem për një kohë të gjatë si trajner i Milanit. Kjo është dëshira ime për ditëlindje”, deklaroi Gattuso për mediat italiane, përcjell “lajmi.net”.

Gattuso është emëruar pasardhës i Vincenzo Montellas dhe është duke kaluar një periudhë delikate në drejtim të “Rossonerëve”. /Lajmi.net/