Dëshira e Behramit për ‘Babadimrin’

Valon Behrami është i kënaqur me vitin 2013 nga këndvështrimi ekipor dhe ai individual. Por, ylli i Napolit kërkon edhe më shumë më 2014. Mesfushori kosovar kaloi një vit gjatë së cilit përforcoi statusin e njërit prej futbollistëve më të rëndësishëm tek skuadra nga San Paolo, por ka synime të mëdha edhe për 12 muajt…

Sport

28/12/2013 07:00

Valon Behrami është i kënaqur me vitin 2013 nga këndvështrimi ekipor dhe ai individual. Por, ylli i Napolit kërkon edhe më shumë më 2014.

Mesfushori kosovar kaloi një vit gjatë së cilit përforcoi statusin e njërit prej futbollistëve më të rëndësishëm tek skuadra nga San Paolo, por ka synime të mëdha edhe për 12 muajt e ardhshëm.

“Viti 2013ka qenë pozitiv, por më 2014, Napoli kërkon më tepër”, deklaroi Behrami për uebfaqen zyrtare të Napolit.

“Viti që po e lëmë pas ka qenë vit i mirë për ekipin por edhe nga këndvështrimi personal. Kemi shijuar emocione të mëdha me rikthimin në Ligën e Kampionëve e pastaj kemi nisur edicionin me një trajner të ri dhe kështu keni hapur një cikël të ri përplot me entuziazëm, dhe dëshirë për tu zhvilluar edhe më tepër në vitin e ardhshëm”, shtoi ai.

“Në Napoli jam paraqitur në nivel të lartë dhe jam bërë edhe më i rëndësishëm për grupin dhe ambientin”, u shpreh Behrami.