Deshi ta provokonte Klitschkon, për pak hëngri dajak (Video)

Boksieri amerikan, Shanon Briggs duket se dëshiron një duel me kampionin botëror në kategorinë super të rëndë, Vladimit Klitschko dhe këtë aq shumë sa ulet në një restorant në karrigen përballë tij deh fillon të hajë ushqimin e boksierit ukrainas. 

Lajme

03/08/2014 14:50

Briggs, katër vjet më i vjetër se Klitschko, 38-vjeçar, akoma nuk ka pasur rast të boksojë me kampionin absolut botëror, por deri tash e ka sfiduar disa herë, kurse bë muajin prill madje e ndërpreu konferencën e tij për shtyp. Por kësaj here bëri edhe një hap tutje.  

“Ç’kemi kampion? Të kam thënë tashmë se ku shkon ti, shkoj edhe unë. Çfarëdo që punon ti, punoj edhe unë. Ti stërvitesh, unë stërvitem. Hajde të luftojmë, kampion”, tha boksieri amerikan dhje pastaj u ulë në tavolinën e ukrainasit, duke e marrë pjatën e tij dhe duke filluar të hajë.

“Çfarë ha ti, ha edhe unë. Të kam thënë thënë, çfarëdo që bën ti, bëj edhe unë. Faleminderit kampion”, shtoi Brrigs, derisa Klitschko e mbushte gotën me ujë…

… dhe pastaj ia derdhi në majë të kojkës mysafirit të paftuar.

Shanon Briggs u tërbua, rrëzoi gjithçka nga tavolina, por edhe rrëshqiti dhe u rrëzua, me ç’rast sigurimi fizik i lokalit e nxori jashtë, kurse ai përsëriste: “Mua ma ke derdhur ujin mbi kokë, mua!?”.

Pas kësaj ngjarje, si njofton ueb faqja e specializuar “Fightingnews.com”, Briggs me rastin e rrëzimit e ka prerë dorën dhe shputën e këmbës, kurse Klitchko e ka shikuar dorën e tij, siç mund të shihet edhe në incizimin  këtij incidenti.