Deschamps “ndez” ndeshjen, deklaratë interesante për Shqipërinë

Didier Deschamps e respekton shumë Kombëtaren e Shqipërisë.

Sport

13/06/2016 14:39

Përzgjedhësi i Francës pret një ndeshje shumë të vështirë në Marseille.

“Shqipëria është një ekip që mposhtet vështirë. Ata treguan se janë një skuadër e mirë edhe kur luajtën me 10 futbollistë ndaj Zvicrës”, deklaroi Deschamps, përcjellë “Lajmi.net”.

“Është një skuadër e organizuar nga një trajner shumë i mirë italian. Ndeshja në Marseille do të jetë shumë e ndërlikuar”, shtoi ai.