Deschamps: Kjo është arma më e fortë e Shqipërisë

Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps, mendon se mbrojtja e fortë dhe kundërsulmet janë arma më e fortë e Shqipërisë.

Sport

14/06/2016 19:03

Franca dhe Shqipëria takohen në kuadër të xhiros së dytë në fazën e grupeve të Evropianit këtë të mërkurë.

Trajneri i “Gjelave”, Didier Deschamps, ka thënë se Shqipëria është një ekip i organizuar shumë mirë, me mbrojtje të fortë dhe kundërsulme të shpejta, përcjell Lajmi.net.

“Shqipëria është një ekip mjaft mirë i organizuar sepse e kanë një trajner italian që ka bërë punë të mrekullueshme. Ata mbrohen mirë por nuk varen vetëm nga kjo, ata kanë kundërsulme të shpejta, punojnë shumë dhe është mbresëlënëse se sa shumë hapësirë mbulojnë. E pamë këtë ndaj Zvicrës, kur ata e merituan barazimin në fund”, u shpreh Deschamps.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.