Derrat sulmojnë 60-vjeçaren

Një 60-vjeçare indiane ra pre e një sulmi të pashembullt të derrave në rajonin Andhra Pradesh.

Fun

21/08/2017 22:08

Bibi Jan ishte duke kaluar në rrugë kur papritur është sulmuar nga dy derrat, që sipas banorëve vendas ishin agresivë për shkak se duan të mbrojnë të vegjlit të tyre.

E gjithë ngjarja është filmuar nga një person i pranishëm aty, ndërkohë që është dashur ndërhyrja e kalimtarëve të rastit për të larguar derrat agresivë nga 60-vjeçarja.

Viktima është shoqëruar në spital për të kuruar plagët e marra në krahë dhe kokë nga kafshimet e kafshëve.  /Lajmi.net/