Dërrasa fluturuese nga filmi Spider-Man bëhet realitet (Video)

Dërrasat fluturuese, sipas 'Back to The Future', janë vetëm një vit larg, dhe një kompani pretendon se tashmë e ka krijuar një të tillë.

Auto & Tek

28/10/2014 23:18

Sidoçoftë, mbetet të shihet nëse ky premtim ka shumë më tepër substancë sesa gënjeshtra të ndryshme që kanë dalur nga fimi Spider-Man.

Pordhimi i një dërrase fluturuese që do të punonte mbi të gjitha sipërfaqet e ngurta dhe do të fluturonte disa metra larg nga toka, do të ishte një përparim teknologjik përtej çdo gjëje që është bërë deri tani, transmeton Lajmi.net.

Më realiste do të ishte një lloj i versionit solo të një treni ‘maglev’. Megjithatë, entuziazmi për të hipur poshtë dhe lartë në të njëjtën rrugë ndoshta do të zgjidhet shpejtë.

Kompania Arx Pax, nganjëherë e referuar si Hendo, ka ndërtuar një dërrasë që pretendojnë se do të mund të mbajë një njeri në të mbi çdo gjë që nuk është ferromagnetik – që nuk përmban hekur, nikel ose kobalt, transmeton Lajmi.net.

Arx Pax thotë se dërrasa fluturuese do të jetë vetëm fillimi, një mënyrë për të mobilizuar kapacitetet e teknologjisë që përfundimisht do të bëjë të mundur që të ndërtohen edhe makina fluturuese dhe ndërtesa që ‘qëndrojnë pezull’, për të evituar çdo lloj shkatërrimi nga tërmetet.

Ata aktualisht i kanë bindur disa njerëz, me fushatën e tyre ‘Kickstarter’.

Shikojeni videon më poshtë: