Derisa Messi ekzekutonte gjuajtën e lirë, Marcelo vjen me një veprim të papritur

Marcelo ka shpikur një mënyrë të re mbrojtëse, për të ndihmuar murin mbrojtës të skuadrës së tij kur kundërshtari ekzekuton një goditje dënimi.

Sport

11/11/2016 23:27

Këtë ylli i Realit e ka provuar në ndeshjen që Brazili ka mposhtur 3:0 Argjentinën, në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror.

Marcelo ka qëndruar ulur gjatë një goditje të ekzekutuar të Messit, për t’i pamundësuar atij golin nëse do të provonte të mashtronte murin, duke goditur zhagas topin, ashtu siç provonte Ronaldinho.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.