“Deri në vdekje me Lopeteguin”

Marcelo është deklaruar pas humbjes ndaj Levantes, 1:2.

Sport

21/10/2018 18:58

Marcelo ka thënë se Levante i shfrytëzoj gabimet e tyre, ndërsa i ka dhënë mbështetje të plotë Julen Lopeteguit.

“Ne bëmë gjëra të mëdha, por që topi nuk futej në rrjet”, ka thënë fillimisht mbrojtësi brazilian, përcjell “lajmi.net”.

“Minutat pa shënuar gol? Është një turp, pasi Levante shënoi nga gabimet tona. Ne provuam në çdo mënyrë, dhamë 100 %”.

“Ne jemi të shqetësuar por, jo të frikësuar. Lopetegui? Ne jemi me të deri në vdekje. Duhet ta lëmë që të punoj”, ka përfunduar Marcelo. /Lajmi.net/