Deri në qershor, Vuçiq duhet të ketë një plan për zgjidhjen e problemeve me Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq mbrëmë (e premte) u takun në Bruksel, në kuadër të dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.

Lajme

24/03/2018 12:35

Gazeta serbe “Danas” duke u thirrur në burimet e veta diplomatike shkruan se Vuçiqi deri në qershor duhet të paraqes një plan për zgjidhjen e problemeve Kosovë-Serbi.

“Edhe pse në negociatat teknike nuk ka pasur progress në lidhje me Asociacionin, është e mundur që Vuçiq dhe Thaçi të pajtohen që të formojnë një grup punues që të merret me këtë problem, edhe pse ka pak gjasa të ndodhë”, shkruan Danas, transmeton lajmi.net

Berlini dhe Uashingtoni thonë se është në interes të dy shteteve që të nënshkruhet një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme deri në fund të vitit, mirëpo Moska beson se nuk duhet të merret ndonjë vendim i nxituar.

Burimet e gazetës serbe gjithashtu bëjnë të ditur se njohja e Kosovës nga Serbia mund të jetë kërkesë në të ardhmen.

“Presionet e perëndimit kundër Serbisë për Kosovën janë në rritje. Duke komentuar deklaratat e Vuçiqit duket se perëndimorët nuk duan në asnjë mënyrë për të folur në lidhje me atë që i takon territorit të Kosovës, ata e konsiderojnë të mbaruar. Vuçiqi edhe pse nuk e ka bërë të ditur se Beogradi duhet ta njohë Kosovën, por duket se ajo mund të jetë si kërkesë në të ardhmen”, shkruan gazeta serbe.

Duke komentuar deklaratat se zyrtarët e lartë të Gjermanisë do të paraqesin një plan për zgjidhjen e problemeve Kosovë-Serbim burimet diplomatike kanë treguar se një gjë e tillë është ende e mundshme.

“Berlini vazhdon të thotë se Kosovës duhet t’i jepet statusi i vëzhguesit në OKB. Është e sigurt se një delegacion nga Gjermania do të ndërhyjë së shpejti, ndoshta i udhëhequr nga shefi i diplomacisë për Ballkanin Perëndimor, Hajkom Mas”, thonë këto burime.

Aleksandar Vuçiq njoftoi se deri më 31 mars nuk do të ketë dialog të brendshëm në Serbi.

Një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të ndodhë gjatë vitit 2018.

Serbia po kërkon vazhdimisht formimin e Asociacionit çka mund të bëhet pjesë e marrëveshjes, kurse Kosova mund të përfitojë ulëse në Kombet e Bashkuara. /Lajmi.net/