Deri në orën 11, numri i votuesve më i vogël se në zgjedhjet lokale

Numri  i qytetarëve që kanë votuar deri në orën 11, në zgjedhjet e përgjithshme,  në krahasim me zgjedhjet lokale të 3 nëntorit është më i vogël për afro 3 për qind.

Lajme

08/06/2014 13:59

Numri i votuesve në zgjedhjet e 8 qershorit, në krahasim me zgjedhjet lokale të viti të kaluar (3 nëntor),  deri në orën 11, është më i vogël për afro 3 për qind.

Përderisa në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, sipas KQZ-së, deri  në orën 11 kishin votuar 214 mijë e 29 votues, ose 12.03 për qind të numrit të përgjithshëm të votuesve, në zgjedhjet nacionale të 8 qershorit deri tani , në bazë të të dhënave të KQZ-së nga  38 komuna të Republikës së Kosovës deri në orën 11 kanë votuar 168 mijë e 616 votues apo 9.46% të votuesve.