Deri në orën 11, 9.46 votues

Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), deri në orën 11, kanë arritur të votojnë deri në 9.46 për qind të votuesve.

Lajme

08/06/2014 13:38

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se procesi zgjedhor deri në këto momente është duke vijuar në mënyrë të rregullt.

“Në bazë të të dhënave nga komisionet komunale të zgjedhjeve në 38 komuna të Republikës së Kosovës deri në orën 11 kanë votuar 168 mijë e 616 votues apo 9.46% të votuesve”.

“Mund t’ju them se deri më tani procesi i votimit është duke shkuar në rregull ndërsa sa i përket ndonjë incidenti eventual për këtë do t’i keni njoftimet në konferencën e mediave nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit”.