Dërguti: Protesta ishte madhështore, shifrat që jep policia janë qesharake

Dërguti deklaroi se protesta ka kaluar përmasat e organizimit opozitar, ndërsa me të u tregua që qytetarët nuk e duan qeverinë ekzistuese.

Lajme

17/02/2016 18:54

Aida Dërguti, deputete e Kuvendit të Kosovës nga  Lëvizja Vetëvendosje, tha se nuk vlen as të komentohet deklarata e Policisë së Kosovës për numrin e pjesëmarrësve në protestë.

Ajo tha se protesta ishte më e  madhja e organizuar ndonjëherë.

Dërguti deklaroi se protesta ka kaluar përmasat e organizimit opozitar, ndërsa me të u tregua që qytetarët nuk e duan qeverinë ekzistuese.

“Qytetarët dëshmuan që kjo është qeveria më e padëshiruar ndonjëherë. Nuk ka pasur kurrë numër më të madh të qytetarëve që protestojnë kundër një qeverie”, tha Dërguti në Klan Kosova.

Ajo tha se kjo protestë tashmë i ka kaluar përmasat e opozitës dhe është protestë e qytetarëve të pakënaqur me situatën aktuale, transmeton lajmi.net.

“Komb me konkurs nuk bën. Ajo shumicë që doli tregon se ata kanë një identitet dhe këtë askush s’mund ta mohojë’, deklaroi ajo./lajmi.net