Dërguti: Mustafa e Thaçi tradhtuan vendin, i duam në burg

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe e partisë më ta madhe opozitare Vetëvendosje, Aida Dërguti ka thënë se kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij, Hashim Thaçi me kokëfortësi duan të vazhdojnë punën për themelimin e Asociacionit, edhe pse Kushtetuesja e shpalli këtë marrëveshje jokushtetuese.

Lajme

26/12/2015 12:25

Dërguti me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se Mustafa e Thaçi nuk mund të qeverisin më dhe, se ata e kanë vendin në burg, transmeton lajmi.net.

“Ndonëse në gjuhën më të butë të mundshme, Gjykata Kushtetuese i tha Qeverisë së HashimIsës se marrëveshja e 25 gushtit është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, këta me kokëfortësi duan të vazhdojnë punën për themelimin e Zajednicës”.

“Këta shkelës të shumëfishtë të Kushtetutës, le ta dinë se më nuk mund të qeverisin!”

“Nuk mund as të shkojnë në shtëpi! Për shkak të veprës penale të tradhtisë ndaj vendit, këta i duam në burg!”

“Me 9 janar, të gjithë në shesh, për t’ju thënë këtyre tradhtarëve se Zajednica NUK KALON!”, ka shkruar ajo.