Dërgoni para përmes Facebookut

Shumë shpejt Facebook pritet t’iu mundësojë përdoruesve të vet të dërgojnë të holla te miqtë ose të afërmit përmes Messengerit.

Auto & Tek

07/10/2014 02:44

Edhe pse Facebook nuk e ka zyrtarizuar akoma këtë shërbim, disa fotografi tregojnë se ky sistem është gati për t’u shtuar në aplikacionin e Messengerit.

Sipas fotografive, aplikacioni kërkon të regjistroni një kredit kartelë para se të transferoni të hollat te miqtë tuaj.

Tregu i transfereve dhe remitancave në botë vlen mbi 1 trilion dollarë, raporton Business Insider, transmeton gazetaexpress.

Spekulohet se për një transferim të parave, Facebook do të kërkojë rreth 0.40 deri 0.50 dollarë.

Sidoqoftë ky shërbim nuk parashihet se do të jetë i gatshëm në gjithë botën që në fillim.