Dërgojnë shtetin në gjykatë, sepse ua refuzuan mbiemrin “Allah” për vajzën e tyre (Foto)

Një çift nga Gjeorgjia, SHBA, kanë sjellë shtetin në gjykatë për shkak të refuzimit që ligjërisht ti japin vajzës së tyre mbiemrin ‘Allah’.

Bota

28/03/2017 14:52

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, çifti Elizabeth Handy dhe Bilal Walk kanë qenë duke u përpjekur për të emërtuar vajzën e tyre 22-muajshe ZalyKha Graceful Lorraina Allah.

Kjo pasi që siç thuhet më tej, Departamenti i Shëndetit Publik ka refuzuar ti japë vogëlushes mbiemrin e All-llahut, sepse ligji i shtetit dikton se mbiemri i fëmijës duhet të jetë ai i nënës, babait ose një kombinim i të dyve – të gjitha në varësi të faktit nëse çifti është i martuar . Handy dhe Walk nuk ishin të martuar.

Pavarësisht kësaj, bëhet e ditur se vëllai tre-vjeçar i vogëlueshes, mjeshtëror Mosirah Aly Allah, ishte në gjendje të mbajë mbiemrin e tij.