Dërgojeni veten në Mars, pa e braktisur fare Tokën

Tani, edhe nëse nuk mund të shkoni në Mars, emri juaj mund të shkojë atje.

Fun

26/08/2015 14:12

NASA ka bërë një kërkesë publike për njerëzit anë e mbanë botës, që t’i shkruajnë emrat e tyre të cilët më pas do të fluturojnë për në Mars përmes sondës së NASA-s që do të lëshohet në planetin e kuq më 2016.

Të gjithë emrat të cilët do të shkruhen para 8 shtatorit do të fluturojnë për në Mars përmes një mikroçipi të vendosur në InSight, dhe njerëzit të cilët adhurojnë hapësirën dhe kanë dëshirë të shkojnë atje tani janë duke e mbështetur këtë program, transmeton Lajmi.net.

“Është një mënyrë argëtuese për t’u interesuar në eksplorim hapësinor,” thotë William Shatner.

Kjo nuk është hera e parë që NASA ka ‘fluturuar’ emra në hapësirë. Në vitin 2006, përmes një sonde tjetër, NASA kishte lëshuar rreth 430,000 emra afër planetit të kuq.

Në dhjetor të vitit 2014, 1.38 milionë emra fluturuan për në hapësirë, tha NASA.

Edhe ju mund ta dërgoni emrin tuaj në Mars, duke plotësuar një formë të aplikimit këtu.