Dërgohet në QKUK pasi i bie dera e blinduar, arrestohet bashkëpunëtori i tij

Në rrugën ‘Remzi Ademi’, në Prizren gjersa viktima mashkull ishte duke punuar me të dyshuarin në çmontimin e një dere të blinduar, për një moment kishte rënë dera duke e zënë viktimën.

Lajme

19/02/2018 10:08

Si pasojë e kësaj viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, dhe është dërguar në tretman mjekësor në QKUK.

I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje./Lajmi.net/