Dërgohet në burg nëna që vrau vajzat e saj

Edlira Dobrushi, 37-vjeçarja që vrau tre vazjat e saj më 9 mars, doli nga spitali dhe u dërgua në burg. Ajo ndodhej në spitalin e Leccos, pasi ishte në gjendje të rëndë psikologjike, pas aktit të kryer.

Lajme

01/04/2014 22:36

Nëna që vrau tre vazjat e saj, pas aktit të kryer është transferuar në spitalin e Lecces, kurse vetëm sot u lirua nga spitali dhe u transferua në burg nga gardianët, transmeton Shekulli.

Ngjarja e rëndë kishte ndodhur më 9 mars, ku ajo Edlira vrau me thikë tri vazjat e saj: Simona 13 vjeç, Kejsi 9 vjeç dhe Sidni 4 vjeç.

Pas një meshe të mbajtur në Lecco, tri motrat u sollën në Shqipëri, për t’u përcjellë në banesën e fundit në qytetin e Kukësit, më 15 mars.

Pritet gjykimi për 37-vjeçaren Dobrushi, e cila pas masakrës që kreu deklaroi se i vrau vajzat pasi nuk donte që ata të bënin një jetë pa shpresë.