Derdhje gjaku për të shënuar vdekjen e nipit të Profetit Muhamed (Foto)

Burra myslimanë shiitë qëllojnë trupat e tyre me zinxhirë për të treguar respekt për figurën e martirizuar fetare. 

Bota

14/12/2014 17:00

Festivali i njohur si Arbaeen zgjat 40 ditë dhe festohet nga myslimanët në të gjithë Lindjen e Mesme.

Ai arrin kulmin në një pelegrinazh në qytetin e shenjtë të Qerbelasë në Irak ku rreth 17 milionë njerëz vlerësohet se janë mbledhur këtë vit.

Qindra muslimanë pakistanezë u zhytën në gjak duke e goditur vetën me zingjir sot për të nderuar nipin i Profetit Muhamed, të vrarë në martirizimin në vitin 681, transmeton lajmi.net.

Burrat shia u mblodhën në Ravalpindi për ceremoninë fetare të njohur si Arbaeen, ku ata heqin këmishat e tyre për të qëlluar vetën që të respektojnë Imam Huseinin.

Sipas besimit, Huseini, nip i Profetit të Shenjtë, vdiq në betejë për udhëheqjen e botës muslimane në Qerbela.

Vdekja e tij përkujtohet çdo vit nga miliona shiitë muslimanë në të gjithë Lindjen e Mesme, me festimet më të mëdha që po ndodhin në qytetin irakian që e ka marrë emrin nga vetë beteja.

Respektimi fetar, i cili ka tërhequr një pelegrinazh prej më shumë se 15 million njerëzve në Qerbela gjatë muajit të kaluar, ishte ndaluar nën sundimin e Sadam Huseinit për më shumë se 20 vjet.

Në ditët e fundit e 40 ditëve të zisë, siguria në Qerbela ishte rritur mes frikës së një sulmi të mundshëm nga militantët e Shtetit Islamik.

Organizata terroriste, i konsideron muslimanët shiitë si heretikë. (lajmi.net)