Derbi pa gola, Everton dhe Liverpool bëjnë paqe në “Goodison Park”

Evertoni krijoi raste të shumta në pjesën e dytë, saktësisht në fund të ndeshjes, por nuk arriti të shënojë.

Sport

07/04/2018 15:19

Është mbyllur pa fitues derbi lokal mes Evertonit dhe Liverpoolit.

Sfida e zhvilluar në “Goodison Park” u mbyll pa gola, 0:0.

Evertoni krijoi raste të shumta në pjesën e dytë, saktësisht në fund të ndeshjes, por nuk arriti të shënojë.

Pas barazimit, Liverpool ka 67 pikë në pozitën e tretë, ndërsa Evertoni 41 në vendin e nëntë. /Lajmi.net/