Derbi në Stamford Bridge

Xhiroja e 19’të e Premierligës mbyllet me një duel gjigantësh. Chelsea pret Liverpoolin në Stamford Bridge, në duelin mes aktualisht dy konkurrentëve për titull. Por, ky nuk do të jetë ballafaqimi i vetëm i sotëm që meriton vëmendje pasi interesant do të jetë edhe në takimin mes Newcastle Unitedit dhe Arsenalit. Si zakonisht, ju sjellim…

Sport

29/12/2013 13:15

Xhiroja e 19’të e Premierligës mbyllet me një duel gjigantësh. Chelsea pret Liverpoolin në Stamford Bridge, në duelin mes aktualisht dy konkurrentëve për titull. Por, ky nuk do të jetë ballafaqimi i vetëm i sotëm që meriton vëmendje pasi interesant do të jetë edhe në takimin mes Newcastle Unitedit dhe Arsenalit. Si zakonisht, ju sjellim parashikimet e ndeshjeve.

14:30 Newcastle – Arsenal

Newcastle është një prej skuadrave më në formë në Premierligë për momentin, vetëm Manchester City ka marrë më tepër pikë se ata në gjashtë ndeshjet e fundit.

Do të jetë një sfidë e vështirë për Arsenalin.

Por, derisa në përballjet me rivalë për titull, Arsenali nuk është shfaqur në nivelin e duhur, skuadra shpeshherë gjatë këtij sezoni ka fituar ndeshjet kundër skuadrave si Newcastle. Andaj, njësoj mund të ndodh edhe sot.

Parashikimi: Fitore e Arsenalit

17:00 Chelsea –Liverpool

Liverpool viziton Stamford Bridgen pas udhëtimit të vështire te Etihad ku luajtën mjaft mirë por në fund dolën të mposhtur nga Manchester City.

Reds nuk e kanë përjetuar shpesh humbjen këtë edicion andaj do të jetë interesant të shohim reagimin. Por, Chelsea, përveç që është një kundërshtar i rrezikshëm, ata janë edhe kërcënim në garë për titull.

Skuadra e Jose Mourinhos nuk ka luajtur mirë për pjesën më të madhe të sezonit, por prapë është në pjesën e epërme të tabelës. Chelsea në shtëpi është e sigurt, kjo mund të luajë rol vendimtar.

Parashikimi: Fitore e Chelseas