Derbi milanez përfundon pa gola

Derbi ndërmjet Interit dhe Milanit që u luajt në Giuseppe Meazza ka përfunduar pa gola edhe pse skuadra e Mancinit tregoi një performancë më të mirë.

Sport

19/04/2015 22:41

Pjesa e parë ishte mjaft interesante, me një Inter i cili ishte më i mirë në fushë mirëpo nuk po arrinte të krijonte ndonjë rast konkret.

Edhe në pjesën e dytë Interit ishte skuadër më e rrezikshme me anë të kundërsulmeve të shpejta. Mexes shënon një autogol, mirëpo që u anulua nga gjyqtari i takimit.

Me këtë barazim, Interi është në vendin e dhjetë më 42 pikë, një më pak se Milani që është në vendin e nëntë me 43 pikë.