Derbi madrilen pa fitues

Derbi madrilen ndërmjet Atleticos dhe Realit nuk ka sjell fitues. Në një ndeshje tensionuese, emocionuese, me plot raste e gola, skuadrat i ndanë pikët, 2:2, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 26’të të La Ligas spanjolle. ‘Los Blancos’ kaluan të parët në epërsi në minutën e tretë falë golit të sulmuesit Karim Benzema. Por,…

Sport

02/03/2014 17:54

Derbi madrilen ndërmjet Atleticos dhe Realit nuk ka sjell fitues. Në një ndeshje tensionuese, emocionuese, me plot raste e gola, skuadrat i ndanë pikët, 2:2, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 26’të të La Ligas spanjolle.

‘Los Blancos’ kaluan të parët në epërsi në minutën e tretë falë golit të sulmuesit Karim Benzema. Por, mesfushori Koke barazoi gjithçka në minutën e 28’të, me një gol fantastik.

Në minutën e fundit të pjesës së parë, Gabi Fernandez e ngriti avantazhin e ‘Los Colchoneros’. Por, ekipi i Diego Simeones nuk arriti ta ruante këtë avantazh, pasi futbollisti më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo, i barazoi shifrat në minutën e 82’të.

Skuadra e Carlo Ancelottit e ruajti avantazhin trepikësh ndaj rivalit lokal, ndërsa Barcelona aktualisht është katër pikë prapa, por e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.