Derbi kryeqytetas mbyllë xhiron e 26 të Vala Superligës

.

Sport

09/04/2018 12:59

Sot do të përmbyllet java e 26-të e Superligës së Kosovës në futboll me derbin e qytetit të Prishtinës,ku takohen Flamurtari dhe Prishtina.

Dje janë zhvilluar dy ndeshjet e parapara,ku skuadra e Llapit ka arritur ta mund skuadrën e Gjilanit, me golin e shënuar nga penalltia nga Mirlind Daku, ndërsa në ndeshjen tjetër Vëllaznimi ka fituar në ndeshjen kundër Drenicës po ashtu me rezultat minimal 1 me 0 me golin e shënuar nga Lekë Vula.

Ndërsa sot do të zhvillohet derbi i qytetit të Prishtinës, derbi i 37-të i kryeqendrës pas luftës.Tre përballjet e këtij edicioni i ka fituar Prishtina, 2:0 për kampionat e 3:2 për Kupë në Flamurtar, ndërsa 3:1 në Drenas.

Dy skuadrat po luftojnë për qëllime krejtësisht të ndryshme, kuqezinjtë për ekzistencë të rreptë ndërsa edhe bardhekaltrit vetëm fitorja e mban në ndjekje të titullit.