Derbi i takon Skënderbeut

Skënderbeu ka triumfuar me rezultatin 1-0 përballë Partizanit, në kryendeshjen e vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë Superiore.

Sport

24/02/2018 20:01

Autogoli i Gojkoviç në minutën e 62-të, pas një mosmarrëveshje me portierin Alban Hoxha, i dhuroi fitoren korçarëve, të cilët vazhdojnë marshimin drejt titullit kampion.

Të kuqtë provuan të reagonin pas golit të pësuar, por e kishin të pamundur të gjenin rrugën e rrjetës.

Kjo ishte humbja e dytë radhazi për Partizanin, pas asaj në javën e kaluar ndaj Kukësit në shtëpi.

Me fitoren e sotme, Skënderbeu shkoi në kuotën e 49 pikëve, duke thelluar diferencën nga ndjekësit në +14.