Derbi i Sigal Prishtinës

Sigal Prishtina mposhti Pejën me rezultat 73-67  në derbin e xhiros së tretë në Superligën e Kosovës në basketboll. Skuadra nga kryeqyteti mundi kampionin në fuqi pas një dueli jashtëzakonisht interesant në Prishtinë, ku fituesi u përcaktua vetëm në minutën e fundit të takimit. Sigal Prishtina e nisi më mirë duelin me seri prej 9-0…

Sport

12/10/2013 18:20

Sigal Prishtina mposhti Pejën me rezultat 73-67  në derbin e xhiros së tretë në Superligën e Kosovës në basketboll. Skuadra nga kryeqyteti mundi kampionin në fuqi pas një dueli jashtëzakonisht interesant në Prishtinë, ku fituesi u përcaktua vetëm në minutën e fundit të takimit.

Sigal Prishtina e nisi më mirë duelin me seri prej 9-0 pas tri tresheve të njëpasnjëshme nga Tay Waller, mirëpo Peja u rikthye në lojë duke e mbyllur çerekun e parë me vetëm tri pikë disavantazh 17-14.

Por, vendasit luajtjen më mirë në vazhdim duke përfunduar pjesën e parë të ballafaqimit me 11 pikë epërsi, 39-28. Kur besohej se Sigal Prishtina do të jetë e qetë pas avantazhit të krijuar, Peja reagoi sërish duke u afruar në dy pikë para çerekut të fundit, 49-47.

Dhjetë minutat e fundit ishin vërtetë dramatike, skuadrat disa herë ishin në rezultat të barabartë por në fund Sigal Prishtina u shkëput sado pak për të krijuar avantazh të mjaftueshëm që të sigurojë fitoren.

Me këtë sukses, ekipi nga kryeqyteti vazhdoi bilancin pozitiv këtë sezon kurse Peja pësoi humbjen e parë këtë stinor. Tay Waller ishte më meritori në fitoren e Sigal Prishtinës pasi realizoi 20 pikë.

Kurse, kontribut dhanë edhe Dardan Berisha dhe K’Zell Wesson me dyshifror të pikëve, 14 përkatësisht 10. Te Peja realizatori më i mirë ishte Vedran Morovic me 11 pikë, i përcjell nga George Oduwuha dhe Frederick Hous me 10.