Dera e hapur

Jose Mourinho ka thënë se dera është e hapur për Juan Matan të largohet nga Chelsea këtë muaj, edhe pse insistoi se nuk dëshiron që spanjolli të ikën nga klubi. Mata ishte titullar kundër Southamptonit të mërkurën, por reagoi ashpër pasi u zëvendësua nga Mourinho, pas më pak se një ore lojë. Por, derisa menaxheri…

Sport

02/01/2014 09:10

Jose Mourinho ka thënë se dera është e hapur për Juan Matan të largohet nga Chelsea këtë muaj, edhe pse insistoi se nuk dëshiron që spanjolli të ikën nga klubi.

Mata ishte titullar kundër Southamptonit të mërkurën, por reagoi ashpër pasi u zëvendësua nga Mourinho, pas më pak se një ore lojë.

Por, derisa menaxheri i Chelseas insistoi se nuk ishte i vetëdijshëm për reagimin e mesfushorit, Mourinho pranoi se e ardhmja e Matas në Stamford Bridge është nën dyshim.

“Nuk dua që ai të largohet, ky është mendimi dhe dëshira ime, por dera është e hapur. Dera e klubit është e hapur po ashtu, nëse një futbollist dëshiron të bisedojë me ne, ne jemi aty duke i pritur ata. Por, nëse më pyetni nëse dua ta shes, nuk dua”, deklaroi Mourinho.

“Nuk e kam parë reagimin e tij, hidhërimin e ka shfaqur për shtat të rezultatit, u desh të fitonim. Nëse nuk do ta fitonim ndeshjen dallimi me liderin do të ishte më i madh. Në fund të ndeshjes të gjithë, përfshirë atë ishin duke e festuar fitoren”.