Deputetja Tërmkolli i ankohet Kadri Veselit për mbiemrin

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Melihate Tërmkolli, i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, që të mos ja ndryshoj mbiemrin, pasi ky i fundit iu referua asaj si Termokolli. 

Lajme

29/12/2014 11:46

Pas ftesës për të dal në foltore që kryetari Veseli i bëri deputetes Tërmkolli, kjo e fundit tha se, nuk ka dëgjuar kurrë për mbiemrin Termokolli dhe sqaroi se mbiemri i saj është Tërmkolli. 

Ajo tha si me humor, tha se i mirë apo i keq, ky është mbiemri i vërtetë i saj dhe nuk dëshiron të i ndryshohet.

Më pas kryetari Veseli i kërkoi falje, dhe deputetja Tërmkolli vazhdoi temën e seancës, duke e kundërshtuar pikën parë të rendit të ditës: Miratimi i vendimi të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për zgjatjen e periudhës kalimtare të lirimeve nga Tatimi i Vlerës së Shtuar, duke filluar nga datat 1 janar 2015 deri më 31 dhjetor 2015.