Deputetja Kadriaj mbledh gratë në Istog për protestë (Foto)

​ Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) vazhdon mobilizimin në të gjitha pjesët e vendit për protestën e së shtunës.

Lajme

11/05/2016 18:55

Sot, gjithandej Kosovës, deputetë të AAK-së, zyrtarë dhe aktivistë kanë zhvilluar takime me qytetarë që të kenë prani sa më të madhe më 14 maj në Prishtinë.

Vetëm deputetja Time Kadrijaj ka arritur t’i mbledh mbi 130 gra në Istog, duke treguar fuqinë e AAK-së në këtë qytet edhe pas largimit të Donika Kadajt drejt Vetëvendosjes transmeton Indeksonline.

“Mbi 130 zonja në Istog i thanë po protestës së 14 Majit”, ka shkruar Kadriaj në Facebook.

Bashkë me AAK-në të shtunën do të protestojë edhe Nisma për Kosovën, por jo edhe Vetëvendosje.

33 22 11 Foto e publikuar nga deputetja Time Kadrijaj