Deputetja Haxhiu u premton protestuesve fli e pite për darkë

Aktivistëve dhe deputetët të opozitës të cilët që nga dje kanë filluar protestën e tyre kundër qeverisë Mustafa-Thaçi në sheshet e kryeqytetit, tashmë u kanë dalë në ndihmë me ushqime edhe deputetet të cilët po vazhdojnë të jenë në arrest shtëpiak.

Lajme

24/02/2016 12:56

Përveç deputetes së AAK-së, Donika Kadaj- Bujupi e cila me mëngjes ka gatuar samunë me suxhuk, për të gjithë aktivistët të cilët po qëndrojnë në sheshe, gatishmëri për t’u ndihmuar me ushqim ka shprehur edhe deputetja tjetër, Albulena Haxhiu.

Ajo përmes një komenti që ka publikuar në Facebook, nën atë të postuar më herët nga deputertja  Kadaj-Bujupi, ka paralajmëruar se për darkë, do të gatuajë diçka tjetër për protestuesit, raporton lajmi.net.

Komenti i deputeteës Albulena Haxhiu në facebook dhe premtimi i saj për gatimin e flisë për protestuesit

“Pasi ti u paske ndihmu me mëngjesin, unë po u bëj fli për darkë”, shkruan Haxhiu.

E kontaktuar nga lajmi.net, deputetja Haxhiu thotë se tani kundërshtimi për zgjedhjen e Thaçit si president, ka marrë formë të re dhe shumë më të fuqishme.

“Unë dhe katër deputetë të tjerë, padrjetësisht dhe politikisht po qëndrojmë në arrest shtëpiak. Meqë është kështu, e nuk po mund të jemi të pranishëm, të paktën do t’i ndihmojmë me ushqimer”, thotë Haxhiu, duke konfirmuar gatimin e flisë.

“Sot do t’u dërgoj fli dhe pite për darkë”, thotë Haxhiu për lajmi.net, duke bërë thirrje që si ajo,të veprojnë edhe të tjerët.

Ndërkohë, në facebook, lidhur me flinë, ka pasur edhe propozim tjetër nga deputetja Donika Kadaj-Bujupi.

Më poshtë, deputetja Donika Kadaj Bujupi ka vazhduar bisedën. “E Besës po ia lëmë drekën”, ka shkruar ajo, duke aluduar në depueten Besa Baftiu.

Megjithatë, nuk dihet se si do t’ia dal ajo të përgatisë fli  për gjithë ata protestues, aq më tepër kur ka vetëm disa ditë që ka dalë nga spitali, meqë ishte lënduar gjatë një incidenti me sigurimin e Kuvendit të Kosovës ne seancën e fundit.

Opozita ka filluar të martën protestën në shesh dhe është shprehur e vendosur të qëndrojë me tenda deri në rrëzimin e qeverisë./lajmi.net