Deputetja e Vetëvendosjes paralajmëron protesta popullore së shpejti

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka thënë se ata janë duke u angazhuar në organizmin e protestave, pasi siç ka thënë ajo, Kosova është në një situatë tepër të rënduar.

Lajme

04/09/2018 22:19

Haxhiu ka thënë se kur dhe Kuvendi është kapur, protestat janë të domosdoshme

“Kosova është në një situatë tepër të rënduar madje çdo ditë po rrezikohet nga të shantazhuarit e të korruptuarit.Në kohën kur edhe Kuvendi është kapur, zëri qytetar përmes protestave është i domosdoshëm!”

“Ne jemi duke u angazhuar në këtë drejtim sepse këta kriminelë që e kanë kapur shtetin e po e rrezikojnë vendin, nuk kuptojnë ndryshe!”, ka shkruar Haxhiu./Lajmi.net/