Deputetja e AAK-së tallet me Bajram Gecajn e LDK-së

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj është tallur me anëtarin e LDK-së, Bajram Gecaj. Kadrijaj në një status në Facebook ka thënë se Gecaj është njeriu më i pavotuar në parti.

Lajme

10/02/2018 20:30

“Njeriu me i pavotuar i LDK-se, (Bajram Gecaj) hala po flet ne emër të LDK-së”, ka shkruar ajo në Facebook.

Kujtojmë se ish-zv/ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, nuk i mjaftoi zhurma që krijoi në Qeverinë Mustafa, për të fituar simpatinë e elektoratit. Ai nuk arriti të marrë mjaftueshëm vota për të hyrë në Kuvend.