Deputetja Duda Balje u referohet komunave veriore si komuna të Republikës së Serbisë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Koalicioni Vakat, Duda Balje, katër komunave serbe në veri u është referuar si komuna të Serbisë.

Lajme

12/12/2017 16:47

Kjo ndodhi gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, në të cilin ajo është kryetare.

Në këtë mbledhja, derisa po raportonte Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, duke kaluar në pikën tjetër të rendit të ditës për raportim, katër komunave me shumicë serbe në veri ajo u është referuar si komuna të Serbisë.

“Si pika e dytë është lidhur me diskutimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit në lidhje me faturimin e energjisë elektrike të shpenzuara në katër komunat veriore të Republikës së Serbisë”, ka thënë ndër tjera deputetja Balje. /insajderi/