Deputeti Xhavit Haliti merret në pyetje nga policia – Lajmi.net
Deputeti Xhavit Haliti merret në pyetje nga policia
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 17:53, 14 June 2018
  Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK- së, Xhavit Haliti, është intervistuar sot nga Policia e Kosovës lidhur me rastin që ndodhi në Kuvend më 18 maj të këtij viti.

Haliti është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për veprën penale të sulmit ndaj deputetit nga radhët e LDK- së, Arben Gashi.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi zëvendëskryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha.

Lidhur me këtë ngjarje, më 29 maj të këtij viti ka dhënë deklaratë në Polici edhe Arben Gashi, në cilësinë e të dëmtuarit.

Ndërkaq, për këtë rast deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj po dyshohet për veprën penale të kanosjes.

 

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO