Deputeti shtrohet me urgjencë në spital

Deputeti i Partisë Socialiste Paulin Sterkaj ndodhet në gjendje të vështirë shëndetësore.

Lajme

19/06/2018 16:42

Lajmin e bën të ditur kryeministri Edi Rama, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Rama: Miku ynë Paulin Sterkaj po kalon një provë të vështirë pas një befasie shëndetësore, të cilën lutemi ta përballojë si kampioni që kemi njohur gjithnjë, qysh në rininë e hershme kur ngrinte peshë zemrat e sportdashësve brenda e jashtë vendit. Forca mik. Jemi të gjithë me ty.

Deputeti Stërkaj ndodhet në QSUT nën kujdesin e mjekëve pasi nuk është ndjerë mirë në mbledhjen e grupit.