Deputeti Ramiz Kelmendi jep dorëheqje nga PDK-ja

Deputeti i PDK-së, Ramiz Kelmendi, sipas burimeve të lajmi.net, ka dhënë dorëheqje nga kjo parti.

Lajme

29/04/2016 20:46

Ky burim bënë të ditur se kjo ka ndodhur për shkak të mospërmbushjes së kërkesës së Kelmendit, për tu bërë zëvendëskryeministër i Kosovës.

Ndryshe, ka disa muaj që ai ka filluar një lloj kërcënimi publik ndaj partisë ku është bërë deputet, duke thënë se do të jep dorëheqje nëse nuk e bëjnë zëvendëskryeministër./ Lajmi.net