Deputeti që po mbron Shpend Ahmetin ka shtëpi pa leje në lagjen më të shtrenjtë të Prishtinës

Ndeja në jahtin luksoz në Budva të Malit të Zi ende nuk është sqaruar nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. Deri më tani ka dhënë disa deklarata kundërthënëse. Në mbrojte i kanë dalë shumë bashkëpartiak.  

Lajme

30/03/2017 16:26

Ndër më të zëshmit ka qenë deputeti i VV-së, Mytaher Haskuka.

Deputeti që vjen nga Prizreni pos që e ka bashkëpartiak Ahmetin, ka nevojë që ai të jetë kryetar i Prishtinës edhe së paku për një mandat. Lajmi.net ka gjetur se deputeti Haskuka ka një shtëpi pa leje të ndërtuar pas luftës në lagjen më të shtrenjtë në Prishtinë, Marigona.

Haskuka, sikurse edhe të tjerët ka aplikuar për legalizim të shtëpisë.  Emri i tij gjendët në listën e ndërtuesve pa leje që kanë  ndërtuar në Prishtinë e që është publikuar në ueb-faqen e Ministrisë së Ambientit.

Kryetari Shpend Ahmeti në çdo debat që i është dhenë mundësia ka fajësuar qeverisjen e kaluar se lejojë 46 mijë ndërtime pa leje, ani pse në këtë numër hynë edhe ndërtuesit që kanë ndërtuar para luftës dhe që paguajnë tatimin në pronë për ndërtesat.  Pos Haskukajt, deri më tani është zbuluar se ndërtim pa leje pas luftës në Prishtinë ka bërë edhe zyrtarë tjerë të VV-së, ish drejtori i Inspektoratit të Prishtinës, Xhelal Sveçla dhe mbindërtim ka bërë vetë familja e kryetarit Shpend Ahmeti.

Legalizimi i ndërtimeve pa leje është stopuar pakë kohë pasi kishte filluar procesi, për tu korrigjuar ligji i cili është thënë se ka shumë mangësi.

Megjithëkëtë, shtëpia pa leje e Haskuka, sipas deklarimit të pasurisë në Agjencia Kundërkorrupsionit është 320 m2 dhe peshon 300 mijë euro, derisa është ndërtuar në vitin 2006. E gjithë pasuria e paluajtshme  e tij kapë vlerën 2.7 milionë euro.

Haskuka ka deklaruar se e ka blerë edhe një banës në vitin 2015 në vlerë prej 54 mijë euro. Po në këtë vit ka blerë edhe tokë në vlerë prej mbi 33 mijë eurove. Paratë ka shkruar se i ka siguruar nga fondet e pensionit të punës në UNDP. Ne emër të prindit ka deklaruar që ka edhe një shtrepi tjetër në vlerë prej 270 mijë eurove, dy shitore, njëra në vlerë prej 150 mijë eurove e tjetra 120 mijë eurove, tokë në vlerë prej 1.2 milion euro, dhe një deklarim tjetër për tokë në vlerë prej 300 mijë euro. /Lajmi.net/