Deputeti niset drejt Italisë në gjendje të rëndë/ Ja nga çfarë sëmundje vuan

Gjovalin Kadeli, deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim mbrëmjen e sotme u nis me urgjencë drejt Italisë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Lajme

29/03/2017 23:33

Burime nga QSUT thonë për Syri.net se deputeti vuan nga ‘Pankreati Akut’ dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai u nis drejt shtetit fqinj me avion sanitar rreth orës 22:00. Burime bëjnë me dije gjithashtu se deputeti Kadeli u shoqërua deri në aeroportin e Rinasit nga ministri i Drejtësisë Petrit Vasili.