Deputeti mysliman i Britanisë: Sulmuesi nuk i përket fesë sime

Deputeti mysliman i Partisë Laburiste në Parlamentin e Britanisë e Madhe, Khalid Mahmood ka thënë sot para deputetëve se sulmuesi i Londrës nuk i përket fesë e as komunitetit të tij.

Bota

23/03/2017 13:44

“Sulmuesi nuk është i fesë sime, apo komunitetit tim,” ka thënë Mahmood, transmeton Express.

Sipas tij, nëse sulmuesit do t’i takonin çfarëdo feje, atë s’do të kryenin sulme të tilla.

Ndërkohë, kryeministrja britanike, Theresa May, e ka lavdëruar qëndrimin e vazhdueshëm ndaj terrorizmit të Mahmood.