Deputeti i PDK-së krahason deputetet e VV-së me fisin Kalash

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Hajdar Beqa, në Kuvendin e Kosovës i ka krahasuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, me fisin “Kalash”, pasi sipas tij ata po ju bijën tavolinave sikurse ai fis.

Lajme

16/03/2018 23:29

“Unë them që nuk duhet ti meshojmë kësaj tavoline si me kanë tupan, sepse po më shtini me dyshu sikur atëherë kur ka dal Adem Salihu me atë zbulimin e atij fisit kalash, e ju perime pom shtini me menu që ju keni lidhje me qatë fisin e quajtur kalash”, ka thënë Hajdar Beqa.

Ai ka thënë se familja Dehari është një familje që ka dhënë për këtë vend dhe ka humb djalin e vet, sepse nuk ka më shumë humbje për prindi sesa humbja e fëmijës së vetë, andaj unë ndjejë dhimbje për këtë familje.

“Familja Dehari është një familje që ka dhënë për këtë vend dhe ka humb djalin e vet, sepse nuk ka më shumë humbje për prindi sesa humbja e fëmijës së vetë, andaj unë ndjejë dhimbje për familjen dehari. Por turpi për këtë zinxhir të konspiracionit të VV-së kundër të tjerëve, mbetet tek ju, e jo tek ne, sepse ne po ju mbështesim të gjithë, duke ju thënë se e keni përkrahjen tonë për zbardhjen e këtij rasti, sepse paret tek e fundit nuk janë të qeverisë por janë të taksa paguesve”, ka thënë përfunduar Beqa.