Deputeti i njohur ‘shkak’ që Xhensila dhe Besi sot janë bashkë

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë ndër çiftet më të dashura për publikun.

ShowBiz

12/11/2018 12:12

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj njihen si ndër çiftet më të komentuara të shoubizit, shkruan lajmi.net.

Në “Be Coffe”, Bes Kallaku ka zbuluar historinë e njohjes me Xhensilën, por askujt nuk do t’i shkonte ndër mend se si u takuan ata.

Aktori ka zbuluar se takimi mes Besit dhe Xhensilës ndodhi falë deputetit Nard Ndoka.

“Sebepi që sot unë jam i martuar dhe kam familjen time është Nard Ndoka. Ai më nxori nga shtëpia atë ditë kur takova Xhensilën për herë të parë. Më mori në telefon dhe më tha: ‘Jam në rrugë për në Vlorë, do vish?’. Unë i thash ‘po’ dhe kur zbrita te Zogu i Zi, takova Xhensilën”, ka thënë Besi.

Kujtojmë që Xhensila dhe Besi këtë vit u bënë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar Ajka. /Lajmi.net/