Deputeti i Nismës i gatshëm ta japë votën e tij për rrëzimin e Qeverisë

Deputeti i Nismës, Zafir Berisha është shprehur i gatshëm ta japë votën e tij për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Lajme

26/08/2018 15:30

Berisha përmes një postimi në Facebook ka ironizuar me tentativat e opozitës për zgjedhje të parakoshme, duke hedhur pikëpyetjen nëse ata do të tregojnë rezultate ashtu siç po deklarohen.

Ky është postimi i plotë i Berishës në Facebook:

“Miq tē nderuar,
Për sherrin tim, para 10 dite e bëra edhe unë më në fund një “Ajfon”!
Problemi është se as në pushim nuk të len disa demagogë me daklarata koti, e në faktë 2 vota si kan pas veti. Gati jam duke ja dhën votën opozitës gjorë, vetëm me i pa ku përfundojn nëse mbahen zgjedhjet.”/Lajmi.net/