Deputeti i Nismës ende nuk e di a do të votojë pro apo kundër Demarkacionit

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi e ka kuptuar gabimin që ka bërë me nënshkrimin e demarkacionit në Vjenë.

Lajme

19/02/2018 20:18

Sipas Berishës, kjo u konfirmua me nënshkrimin e aneks-marrëveshjes, nga e cila nuk është bindur ende plotësisht për ta dhënë votën pro Demarkacionit në Kuvend.

Lidhur me Gjykatën Speciale, ai tha në RTV Dukagjini se negativ për imazhin e Kosovës është themelimi i saj, por po aq i njëjtë është dëmi është bërë me tentim-zhbërjen e saj.