Deputeti i AAK-së: Lutfi Zharku ka bërë krim ekonomik, tash po mundohet me u mbulu

Deputeti i AAK-së, Blerim Kuçi thotë se ish ministri i infrastrukturës nga radhët e LDK-së, Lutfi Zharku ka bërë krim ekonomik, të cilin përmes interpelancës po mundohet me mbulu.

Lajme

05/07/2018 15:18

“Ajo që më çudit është thirrja e interpelancës prej LDK-së, është tendencë me bo një mbulesë me mbulu krimin. Më përgjegjës ka qenë Lutfi Zharku, ka bërë krim ekonomik e tash po mundohen me folë edhe me mbulu krimin”, tha Kuçi në Kuvend.

Çdo shtyrje e kontratës ka kosto shtesë, pra Lutfi Zharku nuk ka drejtë asesi, u shpreh Kuçi. Më tej ai tha se pagesa prej 53 milionë eurosh nuk ishtë bërë ende BechetlEnka-s.

“Pagesa nuk është bo. Na mujm sot me marrë një vendim, kuvendi ka drejt me marrë një vendim mos mu pagu ato abligime mos me pagu Bechtel Enken-en. Por a e kemi atë guxim me kriju pasoja të tjera”, u shpreh ai.