Deputeti i AAK-së: Isa Mustafa s’ka qenë i sëmurë, ka ikur në Gjermani për shkak të kontratës me Bechtelin

Kuvendi i Kosovës po mban seancën e rradhës plenare ku në rend dite është edhe interpelanca e kryeministrit Haradinaj lidhur me ndarjen e 53 milionëve per “Bechtel Enkan”.

Lajme

05/07/2018 14:43

Me këtë rast, akuza të ashpra ndaj Vetëvendosjes hodhi deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj.

Ai tha se askush nga deputët nuk mund të matet me kryeministrin apo me ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekajn.

“Me Ramushin dhe Pal Lekajn smundet me u shty kërkush, jo në atë me forcë fizike por me forcën e mendjes, ska nevojë Haradinaj për respektin e kërkujt”, u shpreh Demaliaj, shkruan lajmi.net.

Madje ai foli edhe për kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, për të cilin tha se pa qenë fare i sëmurë ka shkuar në Gjermani, dhe për këtë sipas tij ka pasur një arsye.

“…Qeveria e kaluar e udhëehequr nga Isa Mustafa i cili kurr nuk është kanë i smut është shku në gjermani për shkak të kontratave të dëmshme që i ka ba”,  është shprehur Demaliaj.

Pas këtij fjalimi, kryesuesi i seancës, Kujtim Shala, pati vërejtje për gjuhën e përdorur në kuvend, dhe paralajmëroi se nëse vazhdon një gjë e tillë, atëherë do të ndërpresë seancën./Lajmi.net/